FOTO/ Koeman zgjedh lojtarët për ‘El Clasico’-n me Realin, lista e Barcelonës

Të shtunën zhvillohet derbi më i madh i futbollit në botë.

Barcelona në “Camp Nou” pret rivalët e Real Madridit, në “El Clasico”-n e famshme.

Të dy skuadrat në këtë ndeshje vijnë pas humbjeve befasuese në javën e kaluar, Barcelona me Getafen dhe Reali me Cadizin.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit fillon në orë 16:00, dhe Ronald Koeman ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar për këtë derbi.

Tekniku i Barçës ka ftuar 23 lojtarë për këtë ndeshje, mes tyre edhe Lionel Messi, Miralem Pjanic, Gerard Pique dhe Antoine Griezmann.