Do 'të djegin' amfiteatrin e Tiranës, rikthehen ‘Tre muskëtjerët’ / Eni Picalli e bën të mundur

I ftuar në emsionin e mëngjesit në Syritv ‘Kafe Shqeto’ ishte Eni Picalli, i cili edhe pse nuk njihet për publikun e gjërë, ai është organizatori i 'Festivalit Teatror të Universiteteve.

Ai ishte i ftuar për të folur për  ëndrrën e madhë të ‘Tre muskutjerëve’ ( Elton Deda, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashit) për tu rikthyer në skenë në këtë kohë pandemie.

Pyetjes së moderatorit Flavio Qarri se pse ky rikthim i 'Tre muskutjerëve' në 'Festivalin Teatror të Universiteteve' Picalli u përgjigj:

'Që kur kam nisur këtë Festival kam pasur për qëllim hapjen e aktiviteteve kulturore dhe artistike dhe një nga qëlllimet e mia është që ky koncert të hap përsëri këto aktivitete, që siç është e ditur në këtë kohë janë të ndaluar. Unë kam qënë i parë që kam nisur festivalin me 28 korrik më pas janë bërë dhe gjëra të tjera tek amfitetari i Tiranës.

'Sa shfaqje numëron Festival' ishte pyetja në vazhdim e moderatorit

'8, dy janë duke bërë prova dhe janë Universiteti i Mjeksisë dhe Histori Filologjisë, tre janë zhvilluar më parë  dhe do jenë dhe tre që janë nga universitete jo publike.

Universitet Private kanë më shumë para, a do të kenë shfaqjet më të mira në skenografi dhe në detaje më të mirë?

Jo ishte shfaqje e Enkeledes e Universitetit të Drejtësisë që ishte një shafqje më shumë se serioze

Ndërkohë koncerti i të dielës që është në orën 18:00 tek  amfiteatri për cilin publik do të jetë i hapur koncerti recital ?

'Do të jetë i hapur për të gjithë jo vetëm për studentët por edhe për një publik më të gjërë' është shprehur Picalli.

Çfarë do të sjellin këtë herë përsa i përket repertorit 'Tre muskëtjerët?

'Do sjellim muzikën e tyre që njerëzit e duan shumë, por përvec kësaj do të ketë një show-komedi që do të bëhen nga dy personazhe që njëri është udhehëqësi artistik Ervis Saliasi dhe Keidi Gishta të cilët do të hapin koncertin- 'Kam organizuar një koncert  me artistë që nuk kanë pranuar të marrin teserën e partisë' shton me ironi Picalli.

Ndërsa përsa i përket çmit të biletës ajo është 500 lekë dhe koncerti do të zgjasë një orë