Propozimi i Lleshajt/ 3-fishohen gjobat për shoferët

Ministria e Brendshme ka propozuar disa ndryshime në Kodin Rrugor që parashikon rritjen e gjobave dhe masave ndëshkuese administrative për shkelësit.

Sipas draftit që ka siguruar SYRI TV janë rritur gjobat për shkelje të rregullave që kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë apo ndërhyrjet e gabuara në rrugë që parashikojnë ndalim qarkullimi apo parakalimi.

Një tjetër masë është ajo për motomjetet që sipas ndryshimeve të propozuara do të duhet të jenë dallueshëm në trafik gjysmë ore pas perëndimit të diellit deri gjysmë ore para lindjes së diellit, duke mbajtur një jelek fosforeshent. 

Gjithashtu është propozuar të shtohet edhe masa e gjobitjes së personave që drejtojnë një mjet të blinduar pa pasur lejen, si dhe mund të bëhet sekuestrimi administrative I tij.

Gjobat e parashikuara për shkeljet

Për mosrespektimin e ndalimit të qarkullimit: 5 mijë - 10 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 10 km/orë: 1 mijë - 3 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie jo më shumë se 30 km/orë: 2 mijë – 4 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie në zonat e banuara: 5 mijë - 15 mijë lekë

Tejkalim shpejtësie mbi 50km/orë: 100 mijë- 200 mijë lekë

Ndalimet e parakalimit: 5 mijë – 10 mijë lekë

Mosvendosje të rripit të sigurimit: 5 mijë – 15 mijë lekë

Për përdorimin e mjeteve elektronike: 5 mijë -  15 mijë lekë

Drejtim mjeti nën efektin e alkoolit: 10 mijë – 20 mijë lekë