VIDEO/ Ushtria e rojeve, nga kush frikësohet Edi Rama

Edi Rama ka shkuar në Lezhë sot, ku ka marrë pjesë në një ceremoni për rindërtimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës.

Por në fakt lajmi nuk ishte ky. Fillimisht policia arrestoi ish-deputetin Eduard Ndocaj, sepse nuk kishte qenë i ftuar!?

Në fakt ajo që u vu re është fakti se Ramën e shoqëronin dhjetëra punonjës të Gardës së Republikës që kishin zënë çdo shteg për të mos lejuar asnjë njeri të kalonte rrethimin.

Dhjetëra qytetarë që ishin aty mbaheshin larg nga rojet e Ramës, i cili duket se tani ka frikë edhe nga hija e tij, e jo më nga qytetarët shqiptarë.