Dyshohet se ka kryer 160 përdhunime, italiani arrestohet në Francë

Një 52-vjeçar italian i dyshuar për midis 160 përdhunime dhe sulme seksuale u ndalua nga policia franceze në Rumersheim-Le-Haut, afër Strasburgut .

 Arrestimi erdhi në bazë të një urdhri arresti evropian të lëshuar nga Gjermania, ku burri akuzohet për kryerjen e përdhunimeve. 

Dyshimi është se ai përdhunoi ose abuzoi me fëmijët e shokëve të tij midis 2000 dhe 2014.

Sipas policisë franceze, në Gjermani ka 122 hetime të hapura kundër tij .

 Për autoritetet franceze ai kishte ikur nga Gjermania për t'u strehuar në Alsace.