Rama-naftëtarëve: Dilni nga greva dhe vij unë te ju menjëherë

Naftëtarët insistuan edhe të premten se nuk kanë ndërmend që të dalin nga greva e urisë.

Ata thanë se janë të vendosur në të drejtën e tyre.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama përsëriti sërish të njëjtin mesazh për ta.

“Unë jo vetëm nuk po hesht, por po përsëris çdo ditë: Ndalni grevën dhe ulemi diskutojmë për hallin tuaj! Nuk ka negociata me presione e me ultimatume në një familje, po ka qarje halli me logjikë e me zemër të hapur! E thjeshtë: Dilni nga greva dhe do vij unë vetë tek ju menjëherë,” shkruan Rama.