500 kg kokainë me vlerë 50 mln euro/ Shqiptarët pranojnë krimin pasi...
Vazhdon një nga proceset më të bujshme në Gjermani.
Një bandë shqiptarësh ka dalë në gjyq për trafikimin e të paktën 500 kg kokainë në kutitë e bananeve.
Me përjashtim të një të akuzuari, të gjithë të tjerët e kanë pranuar krimin, raporton BILD.
Gjyqi po zhvillohet në sallën e këshillit bashkiak të qytetit Memmingen për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve.
Droga u trafikua nga Ekuadori, përmes Holandës drejt Gjermanisë dhe përfundoi në magazinën e një tregtari frutash.
Droga ishte fshehur në kuti bananesh. Policia kishte marrë informacione më herët dhe kishte ndërruar drogën dhe bananen me imitime.
Sapo 6 shqiptarët mbërritën për të marrë ngarkesën, u arrestuan.
Sipas BILD, gjykata u ka propozuar shqiptarëve: nëse dëshmojnë dhe pranojnë krimin, do marrin një maksimum dënimi prej 7 vitesh burg.