Zbardhet vjedhja e ndodhur para 11 vitesh, identifikohet shqiptari

Policia gjermane arriti të zbardhë një vjedhje të ndodhur këtu e 11 vite më parë në Oeding.

“Një skenë e mirë krimi gjithmonë jep rezultat,” tha një zëdhënës i policisë.

ADN e siguruar në skenën e krimit ka bërë të mundur zbardhjen e identitetit të autorit të ngjarjes.

Por personi nuk ishte identifikuar në regjistrat e policisë gjermane. Tani gjërat kanë ndryshuar.

Hajduti është identifikuar në Britaninë e Madhe. Autoritetet britanike thanë se bëhet fjalë për një 39-vjeçar nga Shqipëria.

Tani ka një urdhër arresti për shqiptarin. Por një pyetje mbetet: Ku ndodhet tani ai?