FOTO/ I dha fitoren Romës, Marash Kumbulla vlerësohet më i miri i ndeshjes

Roma arriti të fitojë me përmbysje 2-1 ndaj Young Boys në transfertë, në sfidën e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e  Europës.

Zviceranët kaluan të parët në avantazh, por Roma arriti të përmbysë gjithçka, duke dalë triumfuese nga kjo ndeshje.

Golin e parë për verdhekuqtë e shënoi Peres në minutën e 69-të, ndërsa atë vendimtar e realizoi futbollisti shqiptar, Marash Kumbulla.

Ky ishte edhe goli i parë me  fanellën e Romës për djaloshin nga Malësia e Madhe.

20-vjeçari u cilësua si më i miri i ndeshjes nga “Whoscored.com”, duke marrë notën 7.7.