FOTO/ Arrestohet ‘i tmerrshmi’ i Korçës, u kap me armë zjarri në makinën luksoze pranë gjimnazit

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e sotme shtetasin, Andi Mullalli.

Ky i fundit po udhëtonte me automjetin e tij luksoz BMW X5 pranë gjimnazit ‘Themistokli Gërmenji’ ku u arrestua nga policia.

Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu sekuestrua edhe një armë zjarri.

Mullalli është një emër i njohur për drejtësinë.

Ai doli nga burgu vetëm disa muaj më parë, ndërsa njihet si ‘I tmerrshmi i Korçës’.