Ish-kryeministri Sali Berisha sonte i ftuar në ‘Çim Peka Live’

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë sonte në orën 20.45 i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv.

Berisha do të prekë disa nga temat më të nxehta të zhvillimeve politike më vend, por edhe aferën 400 milion euro e 3 inceneratorëve që tashmë është marrë në hetim nga SPAK.

Ish-kryeministri e paralajmëroi praninë në SYRI TV.

"Të dashur miq, sot në orën 20:45 në Çim Peka Live, LIVE në Syri TV dhe Syri.net!" shkruan Berisha.