FOTO/ Kapen 26 kg kokainë e pastër, 2 shqiptarë në pranga

Dy shqiptarë dhe një rumun janë vënë në pranga pasi janë kapur me një sasi të madhe kokaine.

Bëhet fjalë për një operacion policor të zhvilluar në Primavalle në Romë, ku janë sekuestruar jo pak por 26.5 kilogramë kokainë e pastër.

Bashkë më drogën janë sekuestruar në kesh edhe 70 mijë euro, të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Ende nuk dihet origjina e kokainës.

Aksioni për gjetjen e sasisë së madhe te drogës është bërë pasi një tjetër shqiptar me inicialet D. F., ishte kapur me 40 mijë euro me vete.

Droga është gjetur e ndarë në 24 pako me nga 1 kilogram dhe 5 pako me nga 500 gramë.

Nëse do të shitej, të ardhurat do të ishin më shumë se 3 milionë euro.