Dafina Zeqiri publikon videoklipin e ri ku shfaqet shumë e afërt me vajzat
Këngëtarja Dafina Zeqiri, ngelet një nga këngëtaret më të përfolura dhe më të komentuara në treg.
Ditën e sotme, Dafina ka sjellë projektin më të ri të saj, të titulluar ‘Zili-zili’.
Në këtë klip, këngëtarja shfaqet me një stil të veçantë flokësh, dhe duket mjaft elegante.
Një tjetër fakt që bie në sy është fakti se Dafina shfaqet shumë e afërt fizikisht me femrat e klipit.
Ndërkohë, në vetëm një orë, kënga numëron mbi 27 mijë klikime.