Akuzat për incineratorët, Rama: Njerëzit do mblidhen e do luajnë aty

Edi Rama nuk ka asnjë provë për të rrëzuar faktet e paraqitura nga kreu i opozitës Lulzim Basha në lidhje me incineratorët, por në reagimet e tij, ka vetëm batuta dhe akuza pa asnjë fakt.

Me një status në Twitter, Rama shkruar se policia e vjetër që ishte e mbledhur në formë malesh me plehra.

‘Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit, Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë’, shkruan Rama.