Korea e Jugut i përmbahet planit të vaksinave pavarësisht që janë shkaktuar 13 viktima

Korea e Jugut ka refuzuar të ndali vaksinimin e popullatës kundër gripit pavarësisht se kanë humbur jetën 13 persona.

Fushata e vaksinimit është në kuadër të masave ,mbrojtëse kundër pandemisë së Covid 19.

Autoritetet shëndetësore thanë se nuk gjetën lidhje direkte midis vdekjeve dhe vaksinave.

Të paktën 11 nga 13 të vdekurit, përfshirë një djalë 17-vjeçar, ishin pjesë e një fushate për të inokuluar falas 19 milion adoleshentë dhe të moshuar, tha Agjencia e Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve Koreane (KDCA).

"Numri i vdekjeve është rritur, por ekipi ynë sheh pak mundësi që vdekjet të rezultojnë nga të vaksinat,” tha parlamentit drejtori i agjencisë, Jeong Eun-kyeong.

Koreja e Jugut urdhëroi vaksinimin e popullsisë pasi kërkon të anashkalojë atë që ajo e quan "tëindemic", ose perspektivën që njerëzit me grip të zhvillojnë komplikime të koronavirusit dhe të mbingarkojnë spitalet në dimër.

"Unë e kuptoj dhe pendohem që njerëzit janë të shqetësuar për vaksinën," tha Ministri i Shëndetësisë Park Neung-hoo, i cili konfirmoi se programi falas do të vazhdonte.

Shoqata Mjekësore Koreane, një grup  mjekësh, i kërkoi qeverisë të ndalojë të gjitha programet e inokulimit, për të qetësuar e publikun dhe për të siguruar që vaksinat ishin të sigurta.