‘Do bëj një vrasje’/ Masakroi shqiptarin, dënohet me burg përjetë

Një kuzhinier italian u dënua me burgim të përjetshëm në Britaninë e Madhe pasi vrau një shqiptar 21-vjeçar.

Francesco D’Agostino masakroi me thikë dhe leva shqiptarin Serxhio Marku.

Përpara se të kryente krimin, ai u dërgoi një mesazh shokëve ku shkruante se ‘do kryente një vrasje’.

Shqiptari kishte shkuar në apartamentin e tij për të shitur drogë.

Pasi e kreu krimin, italiani fajësoi një bashkëkombasin e tij, Giuseppe Petriccione.

Të dy dolën përpara gjyqit, por Petriccione u shfajësua dhe D’Agostino u dënua me burgim të përjetshëm.