Reperi Gashi nënshkruan kontratën me studion e famshme muzikore

Reperi me famë kombëtare, Gashi, origjina  e të cilit është Shqipëria, së fundmi ka treguar për hapin e radhës në botën e muzikës.

Dhe me sa duket, ky hap është shumë i madh, pasi Gashi tregoi se nënshkruar një kontratë me studion muzikore ‘RCA Records’.

“Sapo nënshkrova me RCA Records. Jam shumë i lumtur”– ka shkruar Gashi.

Kjo studio muzikore është në pronësi të kompanisë muzikore më të njohur në të gjithë botën, 'Sony Music Entertainment'.

Pjesë e kësaj kompanie janë edhe mjaft këngëtarë me famë botërore si Miley Cyrus, Justin Timberlake, Pink, Zayn, Martin Garrix, Shakira, Alicia Keys.

Duket se me këtë bashkëpunim, suksesi i ardhshëm i reperit me origjinë nga Shqipëria, është i garantuar.