FOTO/ Shqipëria dhe Kosova pësojnë rënie në renditjen e FIFA-s

Shqipëria dhe Kosova gjatë ndeshjeve të fundit nuk kanë mundur të marrin rezultate pozitive.

Kombëtarja shqiptare ka marrë dy barazime kundrejt kundërshtarëve më të dobët dhe më poshtë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Kombëtarja e Edi Rejës barazoi ndaj Lituanisë dhe Kazakistanit pa gola në të dy ndeshjet dhe këto rezultate i kanë kushtuar tre vende të humbura në renditjen e FIFA-s.

Në renditjen e muajit shtator, Kombëtarja jonë ishte në vendin e 66-të, ndërsa këtë muaj renditet në vendin e 69-të në glob në kuotën e 1345 pikëve, kundrejt 1351 të muajit të kaluar.

Edhe Kosovës i ka kushtuar shumë humbja ndaj Maqedonisë së Veriut në renditjen e përgjithshme të kombëtareve.

“Dardanët” ishin në vendin e 116-të në renditjen e shtatorit, ndërsa kanë zbritur një vend më poshtë në tetor, duke rënë në vendin e 117-të në kuotën e 1158 pikëve.