Robert Pattinson po planifikon të fejohet me modelen Suki Waterhouse?
Robert Pattinson dhe Suki Waterhouse janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, dhe tani ata po mendojnë të bëjnë diçka më shumë për lidhjen e tyre.
Ylli i “Twilight”, 34 vjeçar, dhe modelja, 28 vjeçare, thuhet se kanë menduar të fejohen së shpejti, por që akoma nuk ka ndonjë gjë zyrtare, sipas E! News.
Një burim pranë tyre, tha: “Rob dhe Suki patjetër që kanë diskutuar të fejohen por nuk janë në nxitim”.
“Suki nuk po e vë atë nën presion dhe ata të dy janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit”.
Duke folur për lidhjen e tyre, burimi vazhdoi: “Ata janë një kombinim shumë i mirë. Ata janë duke kaluar kohë të mirë së bashku në Mbretërinë e Bashkuar, lidhja e tyre veçse po rritet dhe po bëhet më e fortë”.
Familja e aktorit, e pëlqejnë shumë Sukin dhe mendojnë se është perfekte.
Çifti filluan takimet në vitin 2018, të cilët për herë të parë u fotografuan së bashku në Notting Hill.
Të njëjtit edhe gjatë vitit të kaluar u spekuluan për një fejesë të mundshme, pasi kaluan një pjesë të madhe në shtëpinë e Waterhouse në Londër.
Sidoqoftë, presim të shohim në vazhdim se si do rrjedh historia e dashurisë së dyshes së famshme.