FBI: Irani dhe Rusia kanë marrë informacione për votuesit amerikanë

Rusia dhe Irani kanë në dorë informatat e regjistrimit të votuesve amerikanë, tha në një konferencë të për shtyp, John Ratcliffe kreu i shërbimeve amerikane të zbulimit,FBI.

Njoftimi I cili vjen 13 ditë përpara zgjedhjeve thuhet se Rusia dhe Irani kishin marrë "disa informacione për regjistrimin e votuesve", sipas BBC.

Z. Ratcliffe tha se "postat elektronike të Iranit" pretendohen të dërgohen nga grupi i ekstremit të djathtë Proud Boys në mënyrë që të "frikësojnë votuesit, të nxisin trazira dhe të dëmtojnë" Presidentin Donald Trump.

Ai shtoi se të dhënat e votuesve mund të përdoren në përpjekjet për të "komunikuar informacione të rreme për votuesit e regjistruar që ata shpresojnë se do të mbjellin kaos konfuzioni dhe do të minojnë besimin tuaj në demokracinë amerikane".

Z. Ratcliffe tha se zyrtarët "nuk kanë parë të njëjtat veprime nga Rusia", por janë të vetëdijshëm se ata kanë disa informacione për votuesit.