", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2020/October/22/auto_German-police-France-800x4501603354163.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Gjermani/ Fillon ‘boshatisja’ e supermarketeve, frikë për një ri-mbyllje të dytë nga pandemia e koronavirusit

Njerëzit në Gjermani po boshatisin edhe një herë supermarketet pas frikës së një rimbyllje nga numrat e lartë të infektimeve që po regjistrohen nga dita në ditë .

Ata po marrin të gjitha ushqimet e nevojshme që I duhen për të përballuar me sukses një mbyllje të dytë ndërsa blerja e sendeve të nevojshme nuk ka ndryshuar shumë nga eksperienca e parë, dezinfektuesit dhe letrat higjienike janë më të kërkuarat deri tani sipas zyrës së statistikave të blerjeve në Gjermani.

Shitjet e letrës higjienike u rritën me 89.9% javën e kaluar krahasuar me nivelet e para krizës, ndërsa dezinfektuesit (me 72.5%) dhe sapuni (me 62.3% më shumë) tha ajo në një deklaratë.

 Gjermania raportoi më shumë se 10,000 infeksione të reja ditore me koronavirus për herë të parë, ndërsa numri I infektimeve total ka arritur në gati në 400 000 të infektuar dhe 10 mijë viktima.