Obama shpërthen ndaj Trump/ Na ka rrezikuar jetën nga pa aftësia e tij, koha të dalim të gjithë në votim

Më pak se dy javë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, gara duket jashtëzakonisht e fortë, ndërsa në lojë ka hyrë dhe ish-presidenti demokrat, Barack Obama.

Ai e ka sulmuar ashpër presidentin Trump duke e akuzuar se mban llogari bankare në Kinë ndëra po garon në zgjedhjet presidenciale, fakt, që nëse do të ishte kryer nga unë do të cilësohesha me shumë epitete, tha gjatë një tubimi të mbajtur në Filadelfia.

Gjatë tubimit ka përmendur politikën e ashpër, raciste dhe përçarëse që Trump ka ndjekur gjatë presidencës së tij.

"Me Joe dhe Kamala në krye, ju nuk do të duhet të mendoni për gjërat e çmendura që ata thanë çdo ditë. Dhe kjo vlen shumë. Ju nuk do të duhet të grindeni për ta çdo ditë. Thjesht nuk do të jetë aq rraskapitëse ” tha Obama.

Obama ka komentuar edhe reagimin që presidenti Trump bëri ndaj pandemisë së Covid 19, ai e cilësoj katastrofike përgjigjen ndaj virusit dhe ka rrezikuar jetën e çdo qytetari amerikan.

“Kjo nuk është një Reality Shoë, ky është realiteti, dhe ne të tjerët duhet të jetojmë me frikë dhe pasoja sepse ai dështoi të përmbushë detyrën e tij.”

Ish presidenti kërkoi që njerëzit të dalin dhe të votojnë duke marrë shembull edhe zgjedhjet e 2016 dhe pa dashur duke bërë dhe analizën e humbjes.

“Është koha që në duhet të dalim masivisht në zgjedhje nuk duhet të lëmë asnjë dyshim për këto zgjedhje, unë nuk besoj te sondazhet sepse një gjë të tillë ku demokratët ishin para, ndodhi edhe në 2016, por të gjithë ata që votuan në sondazhe ndenjën në shtëpi, nuk dolën.”

Deri tani në SHBA kanë votuar rreth 42 milionë njerëz dhe pritet që të votojnë një numër shumë i lartë deri në 150 milionë njerëz ndoshta më i larti që nga viti 1908.