Në pronësi të punonjësit të ujësjellësit/ Digjet automjeti gjatë natës në Vlorë

Një automjet është djegur gjatë natës rreth orës 1 në Vlorë

Akoma nuk dihet shkaku i zjarrit në makinë, por dyshohet për djegie te qëllimshme.

Automjeti është shkrumbuar totalisht dhe është në pronësi të Olsi Kafazit, punonjës i ujësjellësit.

Automjeti i djegur është një Nisan me targa VL 7260C. 

Policia po heton ngjarjen.

Njoftimi i policië:

Vlorë

Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.