Sulmi i mësuesit në Francë, nxënësit janë paguar 300 euro për të identifikuar mësuesin

Dy studentë janë paguar për të identifikuar mësuesin të cilët ju pre koka të premten e kaluar në Paris, pretendojnë prokurorët.

Samuel Paty u vu në shënjestër afër shkollës së tij për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamet në klasë.

Vrasësi i tij 18 vjeçar Abdullakh Anzorov u qëllua për vdekje nga policia menjëherë pas sulmit.

Të mërkurën, prokurorët thanë se Anzorov kishte paguar dy nxënës adoleshentë rreth 300 € (270 £; 355 $) për të identifikuar Z. Paty.

Vrasësi u tha studentëve se donte të "filmonte mësuesin dhe ta bënte atë të kërkonte falje për karikaturën e Profetit Muhamed", tha prokurori i anti-terrorizmit Jean-François Ricard në një konferencë shtypi.

Ai tha se Anzorov u kishte thënë atyre se donte "ta poshtëronte, ta godiste".

Studentët, të moshës 14 dhe 15 vjeç, pretendohet të kenë përshkruar Z. Paty, 47 vjeç, tek Anzorov dhe qëndruan me të për më shumë se dy orë jashtë shkollës derisa të shfaqej mësuesi, tha z. Ricard.

Dyshja, të cilët nuk mund të përmenden për arsye ligjore, janë dy nga shtatë personat që autoritetet franceze po kërkojnë të ndjekin penalisht për sulmin brutal.

Fushata e urrejtjes në internet

Prokurori gjithashtu tha se ekzistonte një "lidhje e drejtpërdrejtë shkakësore" midis vrasjes dhe një fushate urrejtjeje në internet që ishte orkestruar kundër Z. Paty.

Fushata dyshohet se ishte nisur nga babai i një prej nxënësve të tij. 

Burri, 48 vjeç, i cili është quajtur në mediat franceze vetëm si Brahim C, akuzohet për lëshimin e një "fetva" kundër mësuesit.

Të mërkurën, z. Ricard konfirmoi raportet se Brahim C, i cili gjithashtu po përballet me ndjekje penale, kishte shkëmbyer një numër të mesazheve me tekst me vrasësin e Z. Paty para sulmit.

Ai gjithashtu postoi video duke denoncuar Z. Paty pasi ai tregoi karikaturat në dy mësime rreth fjalës së lirë më parë këtë muaj

Por z. Ricard tha se zemërimi dhe deklaratat e babait në video ishin bazuar në "fakte të pasakta" sepse vajza e tij nuk kishte qenë në mësimet përkatëse.