SHBA/ Deri tani kanë votuar 42 milionë persona

Numri i amerikanëve që kanë votuar tashmë për presidentin e ri amerikan, përmes postës apo në qendrat e votimit, i ka tejkaluar 42 milionë. Ditët e fundit të fushatës, të dy rivalët Trump e Biden do të zbarkojnë në ato që konsiderohen si fushëbeteja, Karolina e Veriut, Pensilvania, Winsconsin, Ohio dhe Miçigan.

Mbi 29.5 milion prej tyre kanë  votuar me postë, dhe mbi 11.5 milion kanë votuar  personalisht.

Në Teksas, kanë votuar 59 për qind e atyre që votuan në zgjedhjet e vitit 2016 midis Hillary Clintonit dhe Donald Trumpit .Në Florida, kanë votuar 38 për qind e votuesve.

Wisconsin, i cili u ka mundësuar qytetarëve të votojnë vetëm personalisht, deri tani kanë votuar 37 për qind e votuesve të vitit 2016.

Republikanët pretendojnë se në votimin postar mund të bëhen mashtrime. Në disa shtete kanë nisur disa procese gjyqësore në lidhje me mënyrën e numërimit të fletëve të votimit.

Sipas ekspertëve, dëshira e amerikanëve  mund të shënojë një rekord votash prej 150 milion dhe normat e pjesëmarrjes mund të jenë më të larta se në çdo zgjedhje presidenciale që nga viti 1908.