Vaksina e koronavirusit/ Ky është mjeku që vdiq, nuk mori...

Ky është mjeku brazilian që ndërroi jetë nga koronavirusi pasi doli vullnetar për testimet e vaksinës së Covid-19, që po prodhohet nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania AstraZeneca.

Dr. Joao Pedro R. Feitosa, 28 vjeç, ndërroi jetë nga komplikimet për shkak të koronavirusit.

Megjithatë, ai nuk ishte pjesë e grupit eksperimental që mori vaksinën, raporton Daily Mail.

Kurse mediat braziliane thanë se ai ishte në grupin e kontrollit dhe kishte marrë ‘placebo’ dhe jo vaksinën e testimit. Placebo është një preparat mjekësor që nuk ka asnjë substancë ndikuese në trup.

Për këtë arsye, testimet për vaksinën do të vazhdojnë.

Dr. Feitosa kishte kuruar pacientë me koronavirus që nga marsi i këtij viti në një spital në Rio.

Ai ishte diplomuar vitin e shkuar dhe ishte në shendet të mirë përpara se të prekej nga virusi i ri.