Rita Ora prek me dedikimin shqip për gjyshin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora,  është gjithmonë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Në listën e psotimeve të saj, nuk mungojnë as dedikimet.

Këtë herë këngëtarja ka përkujtuar gjyshin e saj,  njëkohësisht regjisorin e njohur Besim Sahatçiu.

“Sot është edhe përvjetori i gjyshit tim, na mungon çdo ditë. Gjyshi të dua shumë”, ka shkruar ylli shqiptar në fotografinë e ndarë në InstaStory.

Gjyshi i Ritës, është një emër i dëgjuar në Kosovë, pasi ai ishte drejtor teatri dhe punoi dhe si drejtor skenik në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Ai ndërroi jetë në vitin 2005.