Lamtumirë Joao Pedro Rodrigues Feitosa!

Me keqardhje të thellë Rektorati i UFRJ ( Universiteti Federal i Rio de Janeiro) i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-studentit të tyre Joao Pedro Rodrigues Feitosa që vdiq të enjten e kaluar për shkak të ndërlikimeve të COVID-19.

Me një diplomë në Mjekësi, Joao ishte dhe student i dekanit të UFRJ, Denise Pires de Carvalho dhe po punonte në vijën e frontit në luftën kundër koronavirusit në rrjetet shëndetsore private dhe komunale të Rio de Janeiro.

Joao ishte 28 vjeç dhe përfundoi studimet në korrik të 2019 me dallimin e dinjitetit akademik ‘Cum Laude’( kur studenti përfundon diplomimin në UFRJ me një mesatare më të madhe se 8).

Joao e kishte rezultat përfundimtar  8.7.

Sipas informacionit të siguruar nga shtypi, Joao ishte një vullnetar në një institut kërkimor privat në pjesëmarrjen e testeve klinike të vaksinës të zhvilluara nga Universiteti i Oksfordit dhe nga laboratori Astrazeneca. 

Ne kujtojmë se UFRJ nuk vepron në testimin e vaksinave të huaja dhe vazhdon të zhvillojë hulumtimet e veta për imunizimin kundër COVID-19.

Rektorati i UFRJ - së bashku me të gjithë komunitetin universitar - i jep ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të ish-studentit tonë në mes të atij momenti trishtimi që i mori jetën Joao, i cili sapo ishte diplomuar dhe nuk kurseu përpjekjet për të vepruar në trajtimin e pandemisë COVID-19.

Ne dëshirojmë dhe transmetojmë të gjithë forcën në këtë moment të tronditjes së thellë.

Rektorati i UFRJ-së