Këngëtarja me origjinë shqiptare zbulon e emocionuar suksesin e radhës

Para disa javësh u publikua lista me nominimet e “MTV EMA” për këtë vit dhe artistja me origjinë shqiptare rezultoi e nominuar në 4 kategori: “Best Artist”, “Best Song” për hitin “Don’t Start Now”, “Best Pop” dhe “Best Act” për zonën e Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Ndërkohë, ditën e djeshme Dua ka marrë sërish një lajm të lumtur për sa i përket një tjetër eventi të rëndësishëm.

“LOS40 Music Awards” që mbahet çdo vit në Spanjë ka nominuar këngëtaren në 4 kategoritë më të rëndësishëm për edicionin e fundit.

Këtë lajm e ka dhënë vetë këngëtarja, duke treguar se ndihet shumë e emocionuar për këtë fakt.

“Jam shumë e emocionuar që jam nominuar në 4 kategorinë LOS40 Music Awards 2020 për Best Artist, Best Album, Best Song dhe Best Video! Shumë faleminderit! Ju dua Spanjë”, ka shkruar Dua.

Gjithashtu, pak ditë më parë Dua është nominuar për “ARIA Awards 2020” në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë. Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor.

Po ashtu Dua, së bashku me The Weeknd, Michael Kiwanuka dhe Beyoncé kryesojnë nominimet për “Music video aëards” në Mbretërinë e Bashkuar.

Dua mban fronin me tetë nominime, duke përfshirë dy për ‘Video më të Mirë Pop’ me ‘Physical’ dhe ‘Break My Hear’, ndërsa një video e saj me 5 hitet e “Don’t start now” e regjistruar në Los Anxhelos, është nominuar për ‘Videon më të mirë live’.