COVID-19/ Franca tejkalon një milion raste me Covid-19

Franca është vendi i dytë në Evropën Perëndimore që ka kaluar një milion të të infektuarëve nga koronavirus, sipas Universitetit Johns Hopkins. 

Ditën e djeshme dhe Spanja kishte kapërcyer këtë prag me 1, 005, 295 të prekur me COVID-19.

Franca, sipas JH, ka regjistruar 1.000.357 raste që nga fillimi i pandemisë dhe 34.075 vdekje. 

Evropa ka shënuar një rritje të infeksioneve të reja gjatë muajve të fundit, duke i detyruar qeveritë të vendosin rregulla të reja të rrepta për të parandaluar përhapjen e virusit.