Eni shfaqet në momente romantike me Gencin buzë detit

Genc Prevlukaj dhe Eni Koçi janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Dyshja publikojnë shpesh momente pranë njëri-tjetrit në rrjete sociale, si dhe nuk mungojnë as dedikimet romantike.

Së fundmi, Eni ka publikuar në profilin e saj të Instagramit foton më romantike krah partnerit.

Dyshja kanë pozuar buzë detit, teksa Genci shfaqet duke ngritur në krahë këngëtaren.

"Një histori e vërtetë dashurie nuk mbaron kurrë", ka shkruar Eni krahas fotos, e cila ka marrë komente të shumta nga ndjekësit.