Champions/ Liverpooli fiton me vështirësi përballë Ajaxit

Liverpool është kthyer me pikë të plota nga udhëtimi aspak i lehtë në Holandë.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp ka mposhtur me vështirësi 1-0 Ajaxin në ndeshjen e parë për sezonin e ri në Champions League.

Një autogol i Nicolas Tagliafico në minutën e 31′, ishte vendimtar në këtë fitore të Liverpoolit. Në minutën e 60′, Jurgen Klopp vendosi të fuste në fushën e lojës edhe Xherdan Shaqirin.

Deri në fund të takimit rezultati qëndroi i pandryshuar.

Ja të gjitha rezultatet e ditës së mërkurë në Champions League: