Dua 500 mijë dollarë/ Një person i armatosur merr peng 17 klientë në një bankë

Një person në Gjeorgji ka marrë peng të paktën 17 persona në ambientet e bankës qendrore të Zugdidit.

Sipas mediave të huaja, autori i veshur me maskë dhe kostum të zi hyri në bankë në mesditë dhe kërkoi 500 mijë dollarë duke i kërkuar qytetarëve të ngrinin duart lart.

Pak më vonë ai la të lirë një grua shtatzënë.

Sipas televizionit publik, oficerët e policisë e larguan personin e armatosur nga ndërtesa , me duart  lart.