VIDEO/ Real Madrid ngushton shifrat, shënon Vinicius

Po luhet në këto momente ndeshja midis Real Madrid dhe Shakhtar Donetsk, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Pas një pjese të parë zhgënjyese duke pësuar 3 gola, kampionët e Spanjës iu kundërpërgjigjën ukrainasve me 2 gola brenda 5 minutave. Pas supergolit  të Luka Modric,  është Vinicius Junior ai i cili realizon për madrilenët. Presioni i skuadrës së Realit bëri që ukrainasit të gabonin në mbrojtje, nga ku përfitoi sulmuesi braziliani, i cili nuk gaboi dhe i dërgoi shifrat e takimit në 2-3.