VIDEO/ Befasohet Real Madrid, Shakhtar shënon dy gola të shpejtë

Po luhet në këto momente ndeshja midis Real Madrid dhe Shakhtar Donetsk, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Madrilenët  janë befasuar nga skuadra ukrainase, e cila në harkuan e 4 minutave ka shënuar dy herë në portën e skuadrës spanjolle.

Golin e parë për Shakhtar e realizoi Tete (minuta, 29), ndërsa i dyti ishte një autogol i shkaktuar nga mbrojtësi i Realit, Rapahel Varane (2-0, minuta, 33).