Sot/ Lewandowski mund të thyej rekordin e madh të Ronaldos në Champions

Bayern Munich sonte do të përballet me Atletico Madridin në sezonin e ri të Champions Leagues.

Robert Lewandowski ditën e sotme ka një mundësi të artë për të thyer rekordin e Cristiano Ronaldos në Champions League.

Polaku mund të bëhet lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon 10 gola radhazi në fazën e grupeve. Rekordi aktualisht mbahet nga Ronaldo me 9 gola të shënuara në periudhën 2012 – 2014.