VIDEO/ Tirana ndalet në barazim përballë Kastriotit

Ka përfunduar në barazim 1-1 sfida miqësore mes Tiranës dhe Kastriotit.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Selman Stërmasi” ndërsa të dy golat u realizuan gjatë pjesës së dytë.

Ekipi i Ndreut kaloi i pari në avantazh me anë të Patrik Bardhit në minutën e 54’, ku pas një kundërsulmi vrastar, Bardhi ia del ta dërgojë topin në rrjetë. Baraspeshën e vendosi Ernest Muçi, i  cili i ardhur nga stoli, shënoi në minutën e 74’ dhe i dha barazimin bardhebluve.

Minutat kaluan dhe deri në fund rezultati qëndroi i pandryshuar.