Shpërthim i fuqishëm në Londër/ Disa të plagosur, dyshohet për viktima

Këtë të mërkurë, një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një ndër zonat periferike të kryeqytetit britanik, Londër.

Shpërthimi ka ndodhur në një dyqan që ndodhej në katin e parë të një pallati, raportojnë mediat vendase.

Dy persona kanë mbetur të vrarë nga shpërthimi në një dyqan në Londrën perëndimore, ndërsa një fëmijë dhe katër të rritur janë shpëtuar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë komandanti i Shërbimit Zjarrfikës theksoi se ekuipazhet vazhdojnë kërkimet në ndërtesë, pasi dyshohet se si pasojë e shpërthimit mund të ketë viktima të tjera dhe pse nuk ka asnjë raport të qartë për numrin e tyre.