VIDEO/ Prishtina fiton ndaj Feronikelit, Muça e bën 'sefte' me bardheblutë

Ish-mbrojtësi i Tiranës, Gentian Muça ka gjetur golin e parë me fanellën e Prishtinës në Superligën e Kosovës. Në minutën e 30-të, pas një harkimi nga këndi, Muça goditi saktë me kokë, duke ndëshkuar Ferronikelin e Klodian Duros dhe duke kaluar në avantazh skuadrën kryeqytetase në transfertë.

Ishte Enis Gavazaj ai që serviri saktë për mbrojtësin 33-vjeçar. Prishtina e mbylli pjesën e parë me avantazhin 0-1 duke dominuar fragmentin e parë të lojës. Gjithashtu edhe në të dytë skuadra e bardheblu e dominoi sfidën, duke fituar me rezultatin e ngushtë 1-2.