‘Reforma në drejtësi i shërben Ramës’/ Kryemadhi nga Vora: S’mund të na marrë zvarrë një i çmendur

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka vizituar Vorën, për të parë nga afër problematikën e banorëve në këtë zonë.

Gjatë vizitës së saj, Kryemadhi theksoi se nuk beson tek ‘Reforma në Drejtësi’ pasi është duke i shërbyer Ramës, i cili ka shkatërruar Shqipërinë.

“Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shpopulluar. Më 25 prill do bashkohemi të gjithë. Reforma në drejtësi është për t’i shërbyer Edi Ramës. S’mund të na marrë zvarrë një i çmendur.

Sa vjen e iu ngushtohet laku, edhe 6 muaj iu kanë ngelur. Si nuk u ngop ky, detin po, pronat po, çdo gjë. Rama do të grabisë Kushtetutën, por Ilir Meta si president nuk e lejon”, deklaroi Kryemadhi.