Rriten rastet me Covid në arsim/ Nga 22 persona të infektuar në Elbasan, 2 janë mësues

Në 24 orët e fundit, Elbasani ka shënuar sërish shifër të lartë të infektuarish nga Covid-19.

Sipas raportimeve, janë 22 persona të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ku mes tyre dy mësues, njeri në një gjimnaz në Elbasan dhe tjetri në një shkollë 9-vjeçare në Njësinë Administrative Labinot-Fushë.

Deri tani, numri i mësuesve aktiv në Elbasan në total ka shkuar në 22.

Mes te infektuarve ka edhe qytetarë të thjeshtë dhe pensionistë.