‘Ndërtimi i Plazzës’/ Vasili-Iris Luarasit: Si mund të gënjeni kaq shumë?

Nën kryetari i LSI-së Petrit Vasili ka përgënjeshtruar deklaratën e Iris Luarasit, ku në emisonin Opinion u shpreh se lejen e ndërtimit të Hotel Plazzës e ka dhënë kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Në postimin e tij në Facecook, Vasili ngre pyetje se si mund të gënjejnë kaq shumë dhe kaq trashë, pasi hoteli ka filluar  e quan një gënjeshtër të trashë, të ndërtohet në 14 janar 2007, firmosur nga Kryetari i Bashkisë Tiranës Edi Rama, brenda mandatit të dytë dhe që ushtroi pas kësaj edhe një mandat të tretë deri në vitin 2011.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Po si mund te genjejne kaq shume dhe kaq trashe ??

Kjo thote me gojen plot qe lejen per ndertimin e Hotel Plazzes e ka dhene Basha.

Ndersa Hoteli ka filluar te ndertohet ne 14 janar 2007 firmosur nga Kryetari i Bashkise Tiranes Edi Rama brenda mandatit te dyte dhe qe ushtroi pas kesaj edhe nje mandat te trete deri ne vitin 2011.

Asnje lloj partizanlleku politik nuk mund te justifikoje nje theqafje kaq te rende logjike!