Pengmarrje në një bankë në Gjeorgji, grabitësit kërkojnë 500 mijë dollarë

 

Njerëz të pa identifikuar kanë marrë peng mbi 20 persona në një bankë në Gjeorgji, ngjarje e ndodhur para disa çastesh.

Pengmarrja ka ndodhur në një degë të bankës tregtare të Gjeorgjisë në qytetin e Zugdidi, tha policia, sipas kanalit televiziv Mtavari.

Negociatat po kryhen nga autoritetet shtetërore por sipas informacioneve të para pengmarrësit kërkojnë një shumë prej 500 000 dollarë.

Deri tani janë liruar vetëm dy pengje një grua shtatzënë dhe një tjetër gjendja e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Vijon…