Vildane Zeneli tregon për periudhën më të vështirë të jetës

Vildane Zeneli është një nga modelet më të njohur shqiptare, që gjithmonë vjen në qendër të vemendjes së mediave rozë për fotot e saj të zjarrta.

Në një intervistë për Prive, modelja Vildane Zeneli rrëfeu disa gjëra që publiku nuk i ka dëgjuar më parë, periudhat më të vështira të jetës së saj.
Lufta e Kosovës, e gjeti Vildanen një fëmijë, e cila me siguri as nuk e dinte se çfarë do të thoshte fjala 'luftë'. 
Ajo, më pas tregoi për momentin kur familjarisht u shpërngulën në Amerikë ku dhe përjetoi një nga sulmet terroriste më të mëdha të historisë amerikane, ‘11 shtatorin’.

E pyetur për periudhat më të veshtira në jetën e saj, modelja tregon se ishin pikërisht problemet shëndetësorë të prindërve të saj.
Nëna e saj ishte diagnostifikuar me kancer, dhe babai i saj i më vonë kishte pësuar sulm në zemër ku qëndroi me muaj të tërë.
Me sa duket, modelen, jeta e ka përballur me disa momente të vështira.
Ajo aktualisht jeton në ShBA, nga ku herë pas here i befason të gjithë me pozat e saj.