VIDEO/ Aksidenti i Ahmetajt dhe Mirel Mërtirit, Rama refuzon t'i përgjigjet pyetjes së SYRI TV

Është bërë zakon që Edi Rama nëse nuk u jep përgjigje pyetjeve të SYRI TV, atëherë thotë edhe ndonjë batutë.

Rama është zënë ngushtë sot, teksa u pyet nga gazetarja e SYRI TV, Ambrozia Meta lidhur me aksidentin e ministrit Arben Ahmetaj, i cili ishte në një makinë me biznesmenin e inceneratorëve, Mirel Mërtiri.

‘Refuzoj të përgjigjem se unë nuk merrem me survejime në vrimën e çelësit, se kush udhëton me kë, dhe se kush është bashkëshortja e kujt, nuk është kjo detyra ime. E vetmja gjë që mund t’iu them është që të shihni gjendjen e plehrave, procedurat nuk janë punët e mia, unë shoh vetëm rezultatin.

Një gjë u them se shpifjet, sajesat, më shumë se këtë herë nuk kanë qenë ndonjëherë bashkë, përballë një investimi modern.

Janë të verbuar, pasi ka standarde të nivelit 1, nuk janë fare punët e mia procedurat’, tha gjatë përgjigjes së tij Edi Rama.