Brazili do të përdori vaksinën kineze për të luftuar pandeminë e Covid 19

Brazili ka vendosur të përdori vaksinën kundër koronavirusit te prodhuar në Kinë si pjesë e fushatës imunizues ndaj virusit kanë njoftuar zyrtarët shtetëror.

Guvernatori i Sao Paulo Joao Doria tha se qeveria federale kishte rënë dakord të blinte 46 milion doza të vaksinës CoronaVac.

Ai tha se programi i imunizimit mund të fillojë në janar të 2021 duke ë bërë atë një nga shtetet e para në botë që bëjnë përpjekje të tilla për të luftuar virusin.

Nëse miratohet nga rregullatori shëndetësor i vendit, CoronaVac - zhvilluar nga kompania kineze Sinovac Biotech - do të jetë një nga dy vaksinat e përfshira në programin e imunizimit të Brazilit.

Vendi gjithashtu planifikon të administrojë një vaksinë që krijohet nga Universiteti i Anglisë në Oksford dhe gjiganti farmaceutik AstraZeneca.

Brazili ka qenë një nga vendet më të prekura në botë me gati 5.3 milionë të infektuar dhe 155 000 të vdekur.