Rama u përgjigjet naftëtarëve: Qeveria nuk e ka shkaktuar problemin

Edhe pse gratë greviste naftëtare në Ballsh janë në ditën e 7 të ngujimit të tyre, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka asnjë lloj zgjidhjeje për problemin e tyre.

Ai ka përsëritur thirrjen e dy ditëve me parë që ata duhet të ndërpresin grevën.

Kreu i qeverisë Rama reagoi për grevën e naftëtarëve të Ballshit, për të cilët thotë se nuk ka shkop magjik.

Rama:

Naftëtarët duhet të dalin nga greva që të bisedojmë për të mos i lënë vetëm në këtë hall që as e ka shkaktuar qeveria, as zgjidhet me presion e me ultimatume!

Ne nuk kemi shkop magjik, po kemi gjithë vullnetin të lehtësojmë situatën. Me logjikë dhe solidaritet si një familje.