E kritikoi për pamjen/ Vesa Luma i tregon vendin ndjekëses

Vesa Luma shpesh ndan foto me ndjekësit në rrjetet e saj sociale,  ku ajo është shumë e komentuar për paraqitjet e saj, teksa nuk heziton që disa nga komentet t’i lexojë dhe pse jo edhe të kthejë përgjigje në raste të caktuara.

Së fundmi, në një fotografi të publikuar në rrjetin social Facebook, Vesa është komentuar nga një fanse e cila i ka shkruar : Çfarë ju ke bërë buzëve moj aman? Pse shpërfytyroheni me zor? 

Këtij komenti, Vesa  vendosi t’i përgjigjet me ironi duke shkruar: “S’i kam bërë asgjë…mendova t’i bëj, pastaj mu kujtua që duhet të vëj maskë, më kishin shkuar lekët kot”.