Atentati në tentativë ndaj biznesmenit që denoncoi Blushin, ndalohen 4 persona

Ndalohen 4 persona të dyshuar për atentatin e dështuar ndaj biznesmenit Andon Dhima në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se dy të dyshuar u ndaluan në zonë e “Brrylit”, ndërsa dy të tjerë pranë “Mozaikut të Tiranës”.

Po sipas burimeve mësohet se të ndaluarve iu gjetën nga policia armë dhe maska. Sakaq dy nga të ndaluarit janë persona që tentuan vrasjen e biznesmenit, ndërsa dy të tjerë mësohet se kishin rol ndihmës.

Mendohet se katër personat e ndalur kanë qenë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.