Incidenti i Josip Broz Titos në 1976 në Stokholm, që nuk dihej më parë

Një video të një incidenti në 1976 në Suedi të Josip Broz Tito po qarkullon së fundmi në rrjete sociale.

Në video e publikuar tregohet mbërritja e autokolonës zyrtare në ndërtesën e qeverisë me Titon që po dilte nga automjeti që transportonte atë dhe shokun e tij, i cili hapi derën dhe e mbylli përsëri pa kudjes dhe me ngut.

Veprimi  i cili bëri që të zinte dorën e Titos tek makina duke i shkaktuar atij dhimbje dhe zemërim.

Qartë i irrituar nga incidenti, Tito vazhdon takimin e tij normalisht, pavarësisht nga dhimbja.

Pak më vonë ai i tregon incidentin Ulof Palme, duke i treguar dorën e tij të majtë, gjatë pritjes të bërë për nder të tij nga Kryeministri i Suedisë i asaj kohe.

 Pas përfundimit të vizitës zyrtare në Stokholm, dora e dëmtuar ishte fashuar për një kohë të gjatë, ndërsa mbetet e panjohur sesi u shfaq zemërimi i gjeneralit Tito ndaj shokut të tij të pakujdesshëm.